Përveç sallave të leximit dhe Qendrës së Internetit, në katin e tretë, në BKK, janë 3 kabinete, me gjithsej 66 ulëse.
Kabineti I dhe II kanë nga 25 ulëse, ndërsa Kabineti III është i ndarë në 6 nën kabinete, nga të cilat 4 janë me nga 2 ulëse, dhe 2 janë me nga 4 ulëse. (kabineti II është shndërruar në depo disertacionesh)
Këto hapësira të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, mund të përdoren nga:
- Përdoruesit shkencorë dhe hulumtues,
- Studiuesit e studimeve Master,
- Studiuesit e Doktratës,
- Stafi Akademik,
- Persona të punësuar në fushat e shkencës dhe kulturës, si dhe kërkues, shkrimtarë dhe gazetarë.
Për rezervimin e një kabineti dhe të gjitha detajet përkatëse, ju lutemi drejtohuni te Bibliotekari në detyrë.