Me kënaqësi të madhe e përshëndesim botimin e numrit të parë të revistës së re “BIBLIOletra”
të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare. Me këtë botim BKUK-ja bashkohet me bibliotekat e tjera të
botës në mbështetje të “Komunitetit ndërkombëtar të studiuesve”, e cila do t’i vijë në ndihmë
hulumtuesve, studenteve dhe studiuesve nga e mbarë bota që të mësojnë më shumë për Kosovën dhe
trashëgimin e saj të pasur historike dhe kulturore.
Përvoja ime me BKUK-në nis që prej vitit 1996. Në atë
kohë shumë njerëz që i njihja nuk lejoheshin që ta vizitonin apo ta shfrytëzonin bibliotekën. Një pjesë e materialeve të saja u zhdukën dhe një pjesë tjetër u asgjësua nga regjimi i Millosheviqit. Tashmë ajo kohë i takon së kaluarës, dhe jam i lumtur të them se biblioteka është e hapur për të gjitha bashkësitë e Kosovës dhe se rruga e gjatë për restaurimin e koleksioneve të bibliotekës dhe vënien e tyre në përdorim të studiuesve ka hyrë në një fazë të re nën udhëheqjen e dr. Sali Bashotës. Njëra prej detyrave më të vështira me të cilën ballafaqohet çdo drejtor dhe udhëheqësi i secilës bibliotekë është
definimi i qartë i rolit dhe misionit të saj.