Skip to content Skip to footer

Për Vizitorë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës ju fton të vizitoni një nga ndërtesat më të bukura të arkitektit kroat, z. Andrija Mutnjaković. Përveç dizajnit të saj të veçantë, me kupola e membranë skeletore çeliku, Biblioteka Kombëtare e Kosovës është një nga institucionet më të rëndësishme kulturore në vend.

Përveç arktitekturës së jashtme, vizitorët që në hyrje të Bibliotekës mund të vërejnë delikatesën e ndërtimit të kësaj biblioteke, që nga shkallët me një mermer të veçantë, me ngjyra të ngrohta, e me mbajtëse druri dhe xhami, hollin e bibliotekës me mure mozaiku, ndriçimin e bollshëm nga kupolat, deri te detajet më të vogla, që e bëjnë Bibliotekën një vend mikpritës për të gjithë.

Vizitorët gjithashtu mund të shohin amfiteatrin e madh me një dizajn unik, si dhe hollin e ekspozitave me hapësira të mëdha.

Ne inkurajojmë çdo vizitor që të eksplorojë dhe të shfrytëzojë burimet tona. Stafi ynë është i gatshëm të ofrojë asistencë dhe këshilla për të ndihmuar në gjetjen e informacionit të nevojshëm.

BKK është një vend ku kultura dhe dijet takohen, dhe ne presim me padurim t’ju mirëpresim!

Vizitorët mund të vizitojnë Bibliotekën nga brenda, nga e hëna në të premte, mes orës 08:00 dhe 20:00, si dhe të shtunën mes orës 08:00 dhe 14:00.

*Vizita është falas.