Koleksionet në Divizionin e Koleksioneve të Veçanta (DKV)
Të gjitha koleksionet në DKV janë të ndarë në disa njësi organizative, varësisht nga lloji i koleksioneve, si në vijim:
Koleksioni i librit të rrallë e të vjetër
Ky koleksion përmban libra të rrallë e të vjetër, në gjuhë dhe alfabete të ndryshme, si: gjuhë shqipe, angleze, gjermane, franceze, italiane, serbokroate, turke, arabe etj., dhe kanë të bëjnë kryesisht me historinë dhe trashëgimisë kulturore dhe intelektuale të shqiptareve dhe kulturën e trashëgimisë kombëtare në përgjithësi.
Des Allerstreytparsten und theursten FÃrsten und Herrn Georgen Castrioten : gennant Skanderbeg, Hertzogen zu Epiro und Albanien etc.ritterliche Thaten, so er zu erhalten seiner Erbland, mit den tursckischen Kaysern in seinem Leben glucklich begangen. / Augsburg : [Heinrich Steiner], MDXXXIII [1533].
Autori: Marin Barleti
Data: MDXXXIII [1533].
Përshkrimi: Libri ka të bëj me jetën dhe veprën e heroit legjendar të kombit shqiptar Gjergj Kastrioti, i njohur si Skënderbeu (1405-68), i cili udhëhoqi një rebelim të armatosur kundër Perandorisë Osmane midis viteve 1443 dhe 1468.
Ky material është dëshmi e jashtëzakonshme për jetën dhe veprat e Skënderbeut, duke u bërë një pjesë e pandashme e identitetit kombëtar shqiptar dhe një burim i pashtershëm i inspirimit për brezat e ardhshëm
Është shkruar në latinisht, nga autori me origjinë shqiptare Marin Barleti, i përkthyer nga latinishtja në gjuhën gjermane nga Joanne Pinicianu, Është botuar në Augsburg, më MDXXXIII [1533].
Marin Barleti – Marinus Barletius (1450-1512) – një historian, autor dhe prift nga Shkodra (rreth 1450 – 1512), i mund të konsiderohet si babai i studimeve mbi Skënderbeun.
Shkronjëtore gjuhës shqip
Autori:Sami Frashëri
Data: 1886, Bukuresht
Përshkrimi: Konsiderohet se është gramatikë e parë e shkruar dhe e botuar në gjuhën shqipe, me një nivel mjaft të ngritur shkencor për dijet e asaj kohe. Kjo gramatikë u botua në Bukuresht të Rumanisë, më 1886 nga shoqëria “Dija”
Erveheja
Autori:Muhamet Çami
Data: 1888, Bukuresht
Përshkrimi: Erveheja është një poemë e shkruar nga Muhamet Çami dhe përmban rrëfenja romantike në vargje e njohur me emrin Erveheja, Kjo poemë me strofa katërvargëshe jep peripecitë e së bukurës Ervehe, e cila ia del mbanë të mbrojë nderin e virtytin e saj, duke kaluar shumë sprova e fatkeqësi.
Caratteri e grammatica della lingua albanese
Autori: De Rada, Jeronim
Data:1894, Corigliano Calabro (Itali)
Përshkrimi: Autori në këtë vepër jep të dhëna me rëndësi për gramatikën e gjuhës shqipe.Edhe pse vepra është në italisht, që në titull kuptohet se është përgatitur për të gjithë ata që kanë interesim për gramatikën e gjuhës shqipe.
Lufta e Malçorve Shkoders , Qi filloj me 25 Març e maroj me 3 Gusht 1911
Autori:
Data: 1912, Paris
Përshkrimi: Libri është shkruar në formë vargjesh, ku përshkruan kryengritjen e Malësorve të Shkodrës në periudhën prej 25 mars deri më 3 gusht të vitit 1911
Malësorët e këtyre trevave gjatë ekspeditave të ndryshme të komandantëve ushtarak turk,përkatësisht Turgut Pashës dhe Bedri Pashës, filluan dhe zhvilluan kryengritjen, të bindur se do të ndikojnë në përmirësimin e pozitës së tyre, si dhe të bindin opinionin demokratik evropian në zgjedhjen e problemit të shqiptarëve.
Grammatica elementare della lingua Albanese (Dialetto Tosco)
Autori: Angelo Leotti
Data: 1915, Roma
Përshkrimi: Albanologu italian Leotti, në këtë libër paraqet të dhëna me rëndësi për gramatikën elementare dhe sintaksën e gjuhës shqipe në dialektin toskë . Më konkretisht për shqiptimin e alfabetit, përcaktuesit e shumësit të emrave, foljet, ndajfoljet, parafjalët, lidhëzat etj.
Abetar për shkollat popullore shqipe
Autori: Ndue, Paluca,
Data: 1921
Përshkrimi: Abetarja përmban shkronjat e alfabetit dhe leximet (këndimet), që fillojnë në faqen 4-93, për të vazhduar me tutje me tregime dhe poezi.
Kossovo : berceau du albanais et foyer de sa Renaissance Nattionale /
Autori: Hamit Kokalari
Data: 1943, Tiranë
Përshkrimi: Varianti frëngjisht i librit të Hamit Kokalarit “Kosova djepi i shqiptarizmit”, vepër patriotike kjo që i shërbente mbrojtjes së interesave tona kombëtare, që në atë kohë ishin në një pikë shumë delikate. Po në atë vit, e botoi këtë vepër më të zgjeruar edhe në frëngjisht, me titull “Kossovo, berceau du peuple albanais et foyer de sa renaissance nacionale” (Kosova, djepi i popullit shqiptar dhe vatra e rilindjes se tij kombëtare), me qëllim që çështja jonë kombëtare të bëhej e njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Libri është i pajisur me bibliografi, shënime dhe përmbledhje shkrimesh nga autorë të ndryshëm.
Sons of the eagle
Autori: Julian, Amery
Data: 1948, Londër
Përshkrimi: Një studim në luftën guerile (1940 -1944)
Në këtë botim janë paraqit përshtypjet dhe përvoja e një oficeri britanik gjatë Luftës së Dytë Botërore, operacionet e fshehta në Ballkan, e veçanërisht në Shqipëri, si dhe revolta dhe lëvizjet e rezistencës shqiptare për të çliruar vendin e tyre. Libri është i pasuruar me fotografi dhe harta.
La resa dei conti. Il Kosovo, l’Italia e la dissoluzione della Jugoslavia (1939-1941)
Autori: Luca Micheletta
Data: 2008
Përshkrimi: Një udhëkryq i interesave politike dhe ekonomike, një vend i spastrimit etnik, një vend i betejave epike dhe një ruajtje e kujtimeve kolektive kombëtare, Ky libër, i bazuar në burime të pabotuara, tregon për “çlirimin” e parë të Kosovës, ilustron një faqe të politikës së jashtme ende të panjohur italiane dhe hedh dritë të re mbi historinë e dhunshme të fuçisë ballkanike gjatë Luftës së Dytë Botërore.