Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Bibliotekës Kombëtare të Turqisë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Biblioteka Kombëtare e Turqisë kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi, në mbyllje të Asamblesë së Përgjithshme vjetore të Drejtorëve të Bibliotekave Kombëtare të Evropës Juglindore, mbajtur në Ankara, nga 16-18 tetor 2024.
Memorandumi i Mirëkuptimit është nënshkruar nga Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, dhe Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Turqisë, Taner Beyoğlu.
Me këtë Marrëveshje, pjesëmarrësit do të mbështesin zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta kërkimore shkencore dhe promovuese në trashëgiminë kulturore të shkruar, në bibliotekari dhe botim, organizimin e konferencave profesionale, trajnime të stafit, vizita studimore; shkëmbimin e materialeve në fushën e shkencës, artit, historisë dhe letërsisë, shkëmbimin e materialeve bibliografike në nivel ndërkombëtar, promovimin dhe zhvillimin e koleksioneve. Palët do të inkurajojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave dhe njohurive të pjesëmarrësve në lidhje me sistemet e teknologjisë së informacionit, shërbimeve bibliotekare dhe praktikave të aplikacioneve digjitale, shërbimeve digjitale si dhe në koleksionimin e botimeve elektronike.
Memorandumi i Mirëkuptimit është negocuar ndërmjet Ministrive të Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës. Memorandume Mirëkuptimi janë nënshkruar edhe me Bibliotekat Kombëtare të rajonit.
Drejtorët e Bibliotekave Kombëtare të Evropës Juglindore, pas Asamblesë së Përgjithshme të njëmbëdhjetën me radhë, kanë vizituar Bibliotekën Kombëtare të Turqisë, për t’u njohur më shumë rreth shërbimeve për përdoruesit dhe koleksionet e saj të veçanta.
SEENL (South East European National Libraries) këtë vit kishte për temë “Qasshmëria në shërbimet e bibliotekës”. Biblioteka Kombëtare e Kosovës, pos drejtores Rogova- Gaxha, është prezantuar në konferencën tematike nga znj. Bukurije Haliti, Udhëheqëse e Divizionit të Katalogimit në BKK. Pjesëmarrësit ndan njohuritë dhe përvojat në fushën e bibliotekarisë, konkretisht rreth shërbimeve të përdoruesve dhe lehtësimeve për qasshmëri në shërbimet e bibliotekës të personave me nevoja të veçanta.
All reactions:

21

Leave a Reply