Skip to content Skip to footer

Hapësirat e studimit dhe PC

Përveç sallave të leximit dhe Qendrës së Internetit, në katin e tretë, në BKK, janë 3 kabinete, me gjithsej 66 ulëse.

Kabineti I dhe II kanë nga 25 ulëse, ndërsa Kabineti III është i ndarë në 6 nën kabinete, nga të cilat 4 janë me nga 2 ulëse, dhe 2 janë me nga 4 ulëse. (kabineti II është shndërruar në depo disertacionesh)

Këto hapësira të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, mund të përdoren nga:

  • Përdoruesit shkencorë dhe hulumtues,
  • Studiuesit e studimeve Master,
  • Studiuesit e Doktratës,
  • Stafi Akademik,
  • Persona të punësuar në fushat e shkencës dhe kulturës, si dhe kërkues, shkrimtarë dhe gazetarë.

Për rezervimin e një kabineti dhe të gjitha detajet përkatëse, ju lutemi drejtohuni te Bibliotekari në detyrë.

Leave a Reply