Qasja
Biblioteka Kombëtare e Kosovës gjendet në qendrën e Kampusit Universitar, sheshi “Hasan Prishtina”, p.n., 10000, Prishtinë.
Rrugët në të cilat ka qasje Biblioteka janë: Agim Ramadani, Eqrem Qabej, dhe George Bush.
Mënyrat për të arritur në BKK:
Ndërtesa e Bibliotekës është e vendosur në një zonë të arritshme për këmbësorët, por gjithashtu mund të arrihet:
Me transport publik:
Autobusët:
1 (stacioni afër Fakultetit Filozofik),
3C (stacioni afër Fakultetit Ekonomik),
4 (stacioni te NewBorn),
7C (stacioni te Katedralja).
Me makinë:
Mund të përdorni Google Maps [https://maps.app.goo.gl/5TBZbdTFgX2s2EHaA] për të gjetur rrugën më të mirë.
Parking i disponueshëm pranë bibliotekës, sipas kushteve të përcaktuara nga autoritetet lokale. Parkingjet më të afërta janë:
parkingu i Galerisë Kombëtare të Arteve (2 vende parkimi për personat me aftësi të kufizuara), dhe
parkingu i Rektoratit të Universitetit “Hasan Prishtina” (5 vende parkimi për personat me aftësi të kufizuara).
Për personat me aftësi të kufizuara:
Hyrja në bibliotekë është e qasshme nga parkingu i Rektoratit të Universitetit, përmes qasjes së veçantë të vendosur në anën e majtë të hyrjes zyrtare.